Zekiri zbulon pamje të deputetit të VMRO-së duke komunikuar me huliganët (Foto)

Aktuale April 29, 2017 - 21:00

Deputeti shqiptar nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri ka zbuluar diçka tronditëse, dhe sipas tij Dimovski dhe partia e tij është përgjegjëse e dhunës së ushtruar ndaj deputetëve.

Sipas Zekirit në foto shihet se si deputeti i VMRO-DPMNE, Ilija Dimovski, fliste me një huligan dhe dhunues në Parlament.

Zekiri e porosit Dimovskni, se kjo është ajo që duhet ta dijë i gjithë opinioni se kush qëndron pas dhunës në Parlament.

“Ilija Dimovski a po fle rahat? … Të gjithë, së bashku me terroristët që sulmuan dhe sulmuan deputetët e shumicës parlamentare do të përgjigjen”, shkruan Zekri në postimin e tij.

Image