Ahmeti: Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se kishte vdekur

Aktuale April 28, 2017 - 22:57

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se “Ziadin Sela është gjallë vetëm pse paramilitarët menduan se ai kishte vdekur, dhe kishin festuar para kohe”.

“Duhet ta luftojmë fashizmin në krejt Ballkanin. Duhet ngritur zërin të gjithë. Sot nuk duhet të zhytemi në viktimizim, por në aktivizëm për ndryshime”, ka thënë Ahmeti, duke uruar shërim të shpejtë për Ziadin Selën dhe gjithë deputetët e sulmuar, siç ka thënë ai, nga fashizmi në Maqedoni.