Deputetin Ibrahimi e mbrojti policia maqedonase?!

Aktuale April 28, 2017 - 20:25

SHKUP, 28 prill- Deputeti i Lëvizjes BESA, Zekirija Ibrahimi gjatë ditës së djeshme ka qenë në koordinim të ngusht me kreun më të lartë të VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskin me të vetmin qëllim që të “ndez benzinën” në Parlamentin e Maqedonisë duke e kënduar himnin kombëtar shqiptar nga Foltorja e Kuvendit, mëson jozyrtarisht Agjencia e Lajmeve TOP-NEWS.MK.

Skenari ka qenë mirë i përgaditur që Zekiri të këndon himnin shqiptar dhe për disa minuta së bashku me 4 deputetët tjerë të Lëvizjes BESA të lëshojn godinën e Parlamentit.

Agjencia e Lajmeve TOP-NEWS.MK së shpejti do të publikon edhe FOTO se si deputetët e Lëvizjes BESA janë të shoqëruar nga policia që pa asnjë pengesë të largohen nga Parlamenti i Maqedonisë.

Pas largimit të deputetëve të Lëvizjes BESA, në Parlamentin e Maqedonisë ka vazhduar procedura që të emërohet kryetari i Kuvendit, ku në një atmosfer të tensionuar me 62 vota “pro”u zgjodh Talat Xhaferi.

Deputetët e Lëvizjes BESA nuk e mbështën kryeparlamentarin e ri, Xhaferi i cili mori mbështetje të parezervë nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.