Shpend Ahmeti shpreh mllefin ndaj portaleve, mediumet i quan mercenare

Aktuale April 21, 2017 - 13:42

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti sapo ka bërë një koment lidhur me raportimin e mediave në Kosovë.

Ai ka shkruar se portalet që 50 lajmet më të lexuara i kanë zhveshjet, zogun dhe prapanicat nuk mund të jenë mediume.

Sipas tij këto portale nuk mund të jenë mediume dhe burime të informimit.

Ky është postimi i Ahmetit:

Portalet që 50 lajmet më të lexuara i kanë zhveshjet, zogun dhe prapanicat nuk mund të jenë mediume dhe burime te informimit. Mund të jenë vetëm tabloide mercenare.