McCain lëvdon Kosovën për luftën kundër terrorizmit

Aktuale April 13, 2017 - 16:01

Senatori amerikan, John McCain, në fjalimin e tij gjatë seancës solemne në Kuvend ka lavdëruar edhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për luftimin e terrorizimit.

“Kosova është aleate në luftimin e terrorizmit dhe duke treguar kontributin e saj, dëshmon se mund të jetë anëtare e familjes së shteteve në luftimin e kësaj dukurie”, ka theksuar McCain.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë me Kosovën në angazhimin e saj për t’i përmbushur standardet që e drejtojnë atë në Bashkimin Evropian dhe strukturat tjera ndërkombëtare, ka theksuar ai.

Ai ka porositur institucionet, që të vazhdojnë dhe me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Senatori John McCain tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta lënë vetëm Kosovën dhe se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ta ndihmojë atë.