McCain: Përkushimi i SHBA-ve për Kosovën mbetet i njëjtë (VIDEO)

Aktuale April 13, 2017 - 15:07

Senatori amerikan, John McCain pas takimit që pati me përfaqësues të shtetit të Kosovës, tani i është drejtuar me një fjalim të gjithë deputetëve të vendit.

McCain po qëndron në Kosovë, përgjatë realizimit të një vizitë në vendet e rajonit, duke takuar kështu krerët shtetëorë.

Senatori amerikan fjalimin e tij ka zgjedhur që ta filloj me një përkujtim për Nënën Terezë.

“Para 24 vitesh gruaja ime ishte në Bangladesh dhe po vizitonte e jetimoren e Nënës Terezë, e cila erdhi me dy foshnja dhe na tha merrni foshnjat ose ato të dy do të vdesin. Dy foshnjat kishin sëmundje vdekjeprurëse, njërën e adoptoi një familje dhe njërin fëmijë e kemi ne, vajzën tonë që e duam shumë dhe e cila na ka pasuruar jetën. Jam këtu sot pasi vizitova disa shtetet dhe pas qëndrimit tim këtu e që është shumë i shkurtër do të shkojë në Shqipëri. Përkushtimi i SHBA-së mbetet  i hekurt, Kosova është e fortë demokratike dhe shumë etnike, është shumë anëtare e familjes evropiane”, ka thënë McCain.

Gjithashtu senatori amerikan ka thënë se nganjëherë edhe në Washington ka mospajtime, por ka theksuar se anëtarët e kongresit në SHBA, janë të përkushtuar për të punuar me kosovarët.

“Përkushtimi i SHBA-së për Kosovën ka qenë apartiak gjithmonë dhe nuk ka ndryshuar. Sot ndjehem krenar që para jush për herë të parë  pas pavarësisë, jam dyshimtar i arritjeve të juaja. Para 9 vitesh Kosova miratoi Kushtetutën, u njoh nga më shumë se 100 vende, u anëtarësuar nga organizata të ndryshme ndërkombëtare dhe ka arritur përparim në integrimin drejt BE-së, integrimin e serbëve dhe normalizimin e marrëdhënieve përmes BE-së”, ka shtuar McCain.