Kërcënohet Arbana Xharra – I bëhen kryqe në muret e banesës (Foto)

Aktuale April 10, 2017 - 13:55

Kryeredaktorja e gazetës “Zëri”, Arbana Xharra, ka qenë pre e një vargu kërcënimesh ditëve të fundit.

Pas shumë mesazheve fyese dhe linçuese në Facebook, sulmuesit kanë shkuar edhe më larg. Ata kanë gjetur adresën e banimit të Xharrës në Prishtinë, dhe në muret jasht banesës së saj, kanë vizatuar me ngjyrë të kuqe disa kryqe gjigantë.

Të njëjtën e kanë bërë edhe në parkingun e banesës së saj, ku ajo zakonisht e lë veturën.

Kryeredaktorja e “Zërit”, ka treguar se ka lajmëruar rastin në polici, e cila po merret tani me hetimet. Kurse. më poshtë mund të shihni fotografitë e bëra në vendbanimin e Xharrës në Prishtinë./Zeri/

Image
Image