Ligji për legalizimet gati muajin e ardhshëm (Video)

Aktuale March 31, 2017 - 22:42

Pronarët e shtëpive për legalizim paguajnë 1 Euro për metër katror.

Nga pesë shkurti i këtij viti është ndërprerë legalizimi i objekteve të ndërtuara pa leje me arsyetimin se Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor ka përgatitur ligjin e ri për këtë çështje.

Ky ligj është në qeveri dhe pritet të miratohet muajin e ardhshëm.

Me ligjin e ri për legalizimet qytetarët do të paguajnë për shtëpitë e tyre vetëm 1 Euro për metër katror, kurse për shtëpitë e ndërtuara deri në vitin 2004 nuk do të ketë taksa fare./21Media