Haradinaj mesazh nga Franca: Atdheu i shenjt, jo Demarkacionit

Aktuale March 30, 2017 - 17:08

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj ka deklaruar se versioni i tanishëm i Demarkacionit është gabim dhe se duhet të rrëzohet.

Sipas Haradinajt, pushtetarët e ligji po vazhdojnë ta çmendin popullin.

“Pushtetarët e ligj vazhdojnë me e lajthit popullin, vendin dhe miqtë! Versioni i tashëm i Demarkacionit është gabim dhe duhet të rrëzohet në parlament”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se ka përfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqipëtarët, dhe mashtruesit duhet ta kuptojnë njëherë në jetë.

Për ata, për të cilët atdheu është i shenjtë, kufiri është kufi. Mashtruesit ta kuptojnë një herë e për jetë, se ka perfunduar koha kur fqinjët marrin nga shqiptarët

Haradinaj këto deklarata i bëri përmes një postimi në rrjetin social facebook.

Demarkacioni prit të dërgohet në Kuvend, më 6 prill, të enjten e javës së ardhshme.