Mali i Zi: Shqipja gjuhë zyrtare në komunat me 5% shqiptarë

Aktuale March 29, 2017 - 17:53

Gjuha shqipe, zyrtare në të gjitha komunat ku jetojnë 5% shqiptarë.

Ndryshimi i ligjit mbi të drejtat dhe liritë e pakicave në Mal të Zi, parashikon zyrtarizimin e gjuhës së pakicave në të gjitha komunat ku ato përbëjnë 5% të popullsisë, raporton Fakte.Net  Sipas autoriteteve malazeze, gjuha shqipe përveç në Ulqin, Tuz dhe Plavë me ligjin e ri zyrtarizohet tani edhe në Rozhajë, Podgoricë dhe Tivar.

Kjo përbën një hap të madh në drejtim të avancimit të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi./