Delawie: Ka gjasa që tash të kalojë Demarkacioni

Aktuale March 29, 2017 - 15:38

Ambasadori i ShBA-ve, Greg Delawie, është shprehur optimist se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi do të kalojë së shpejti, raporton Zëri.info.

"Ka gjasa që të kalojë tash, shpresoj që të kalojë dhetë ecim  në çështjet më të rëndësishme", ka deklaruar ai.

Delawie më tej, ka thënë se deputetët duhet të votojnë pro kësaj marrëveshjeje, meqë siç ai është shprehur, marrëveshja në fjalë është e drejtë. /Zëri