Nis tubimi i serbëve në Leposaviq pa Vuçiqin (FOTO)

Aktuale March 29, 2017 - 13:44

Ka filluar në Leposaviq, tubimi i Partisë Përparimtare të Serbisë të Aleksandar Vuçiqit i cili po mbahet në kuadër të fushatës për zgjedhjet presidenciale serbe, njofton Klan Kosova.

Në këtë miting nuk po merr pjesë Vuçiq, pavarësisht lejes që morri nga Qeveria e Kosovës për të qëndruar në vendin tonë për tre orë.

Kryeministri aktual i Serbisë i cili njëherit është kandidat për president të Serbisë e anuloi vizitën e tij në Kosovë gjatë pasdites së djeshme me arsyetimin se po shantazhohet nga autoritetet në Prishtinë.

Në ndërkohë, mëngjesin e sotëm shumë rrugë të Kosovës janë bllokuar për një orë, për të penguar lëvizjen e serbëve të ftuar në tubimin e pkëtë tubim  të kryeministrit serb.

Nis tubimi i serbëve në Leposaviq pa Vuçiqin (FOTO)