Mbesa e Tito’s: Nuk dua të jetoj me njerëz që e kanë hero Millosheviqin

Aktuale March 28, 2017 - 18:00

Svetlana Broz, mbesa e Josib Broz Tito’s, e lindur në Beograd, por e rritur në Sarajevë, në një intervistë ka thënë se nuk dëshiron të jetojë me njerëz që e konsiderojnë hero Sllobodan Millosheviqin

Svetlana Broz ka thënë se nuk dëshiron të jetojë me njerëz që nuk kanë staf kritik dhe të cilët pretendojnë se Sllobodan Millosheviq nuk ishte kriminel, dhe thekson se Europa, por edhe pjesa tjetër e botës “nuk ishin të interesuar në atë çfarë ka ndodhur në luftërat ballkanike në vitet e nëntëdhjeta, transmeton Gazeta Express.

E pyetur nga RSE për luftën para 20 viteve që ndodhi në Bosnje, por edhe për mendimin e saj rreth ndihmës së Europës në Ballkan gjatë dhe para luftërave, ajo tha se Europa nuk ka qenë dhe aq e interesuar për gjërat që kanë ndodhur në Ballkan.

“Europa nuk ishte e interesuar sa duhet për ato që ndodhën në Ballkan. Mirëpo, kishte përjashtime. Kujtojmë Vaclev Havel, i cili ngriti zërin dhe kërkoi urgjentisht të ndalet lufta në Bosnje, e cila sapo kishte filluar. Madje, asi zëri i tij nuk ishte i mjaftueshëm që të ndryshojë diçka”, ka thënë Broz.

Svetlana ka folur edhe rreth jetesës së saj, përvojat e saj me vendet e Ballkanit e tutje.

“Nëse shkoni në Beograd, shumica e njerëzve nuk e dinë se çfarë ka ndodhur në Bosnje, pothuajse nuk ndodhi asgjë. Pse? Kjo për shkak se ata nuk duan ta marrin përgjegjësinë për atë që është në aspektin politik dhe ushtarak që ndodhi në Bosnje, për të cilën qeveria e Beogradit ishte përgjegjëse. Ata vetë nuk ishin të interesuar për atë që ndodhi në Vukovar, Sarajevë, Srebrenicë, Dubrovnik...”, ka thënë Broz.