Ushtria votohet pas zgjedhjeve në Serbi

Aktuale March 22, 2017 - 08:00

Pas zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahen më 2 prill të këtij viti në Serbi, në Kuvend pritet të procedohet Projektligji për Transformimin e FSK-së në Ushtri dhe më pas të votohet nga deputetët

Projektligji për Transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës pritet të procedohet në Kuvend gjatë muajit të ardhshëm (prill) pas mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale atje, të caktuara më 2 prill 2017. Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri”, sipas të cilave po insistohet që Ligji për Transformimin e FSK-së të mos i procedohet legjislativit nga ekzekutivi i vendit pa përfunduar votimet për zgjedhjet presidenciale në Serbi, ku njëri nga kandidatët për të parin e shtetit atje është kryeministri aktual, Aleksandër Vuçiq.

Ky i fundit ka kundërshtuar ashpër iniciativën e presidentit Hashim Thaçi për dhënien e kompetencave ushtarake të FSK-së nëpërmjet ligjit.

Edhe SHBA-ja, edhe NATO-ja kanë kërkuar që një gjë e tillë të bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese, ndonëse ndryshimet e tilla nuk mund të bëhen për shkak të kundërshtimeve të deputetëve serbë në Parlamentin e Kosovës, të cilët votojnë me direktiva të Serbisë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nuk kanë dashur të flasin për kohën e procedimit në Kuvend të Projektligjit të ri për FSK-në e as nëse procedimi i këtij projektligji ndërlidhet me zgjedhjet presidenciale në Serbi...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)