Veseli uron festën e Sulltan Nevruzit (foto)

Aktuale March 21, 2017 - 21:05

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli për nder të Natës së madhe të Sulltan Nevruzit vizitoi Teqen e Shejh Eminit, ku u prit nga Shejh Ruzhdi Shehu dhe në Teqen e Bektashive, ku u prit nga Baba Mumin Lama.

Kryetari Veseli i uroi të gjithë besimtarët, duke besuar se mirëkuptimi, harmonia dhe uniteti do të mbizotërojnë mes të gjithë bashkëkombasve.

Image