Molliqaj: Pse po ju dhemb kaq shumë sondazhi?

Aktuale March 21, 2017 - 19:36

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, përmes një shkrimi në profilin e tij i ka pyetur partitë politike se “pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?”.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se pse “Nëse sondazhi qenka i pavërtetë dhe i parëndësishëm, pse gjithë ky reagim i pakontrolluar nga kryeministri, etj. Pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?!”

Postimi i plotë i Molliqajt:

“Sot publikuam një sondazh të realizuar nga Ubo Consulting. Të gjitha partitë politike paskan reaguar. Madje edhe kryeministri. Dy gjëra me rëndësi:

1.Nëse sondazhi qenka i pavërtetë dhe i parëndësishëm, pse gjithë ky reagim i pakontrolluar nga kryeministri, etj. Pse po ju dhemb kaq shumë ky sondazh?!

2.Nëpër të gjitha vendet demokratike praktikohet organizimi i sondazheve dhe publikimi i tyre (edhe nga subjektet politike). Pse gjithë ky mllef ndaj një praktike shumë normale në vendet e BE dhe SHBA? A nuk besojnë këta në vlerat dhe praktikat e këtyre vendeve?!

Por në anën tjetër, gëzimi i qytetarëve me këtë lajm është shumë i madh. Unë i falënderoj qytetarët për mbështetjen e tyre. Kjo po vërehet masivisht edhe në tubimet tona gjithandej në Kosovë.

P.S. Sondazhi është organizuar nga Ubo Consulting kurse ne thjeshtë kemi qenë një nga shumë klientët në këtë hulumtim” , ka shkruar Molliqaj.