Kështu do duket sheshi prej 900 mijë eurosh i Ferizajt (FOTO)

Aktuale March 21, 2017 - 15:06

 

Punimet e projekteve për rregullimin e shesheve të qytetit të Ferizajt, tashmë kanë filluar.

E në përurimin e kësaj nisme, në mesin e qytetarëve i pranishëm ishte edhe Kryetari i kësaj komune Muharrem Svarqa, njofton Klan Kosova.

Ai tha se ky projekt i cili sjell po ashtu një pamje tjetër ambientit, komunës së Ferizajt do t’i kushtojë afër 900 mijë euro.

Fillimisht është filluar puna në rregullimin e pjesës së parë të sheshit, e që Svarqa tha se shërben si projekt infratrukturor në rregullimin e segmenteve të gjithë qytetit, njofton Klan Kosova.

Image
Image
Image