E konfirmuar: Përfaqësuesit e partive politike u takuan në Tiranë
Përfaqësuesit e partive politike në Kosovë, para pak ditësh kanë zhvilluar një takim në Tiranë për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit, raporton Zeri.info. Takimi ka qenë i ndërmjetësuar nga pjesëtari i shoqërisë civile, Naim Rashiti.
Edhe Rashiti vetë, gjatë ditës së sotme, e ka konfirmuar një gjë të tillë.
“Takimi i radhës në kuadër të dialogut politik është mbajtur ne Tiranë në nivel të nënkryetarëve dhe përfaqësuesve të lartë të subjekteve poltike parlamentare, PDK, LDK, VV, AAK dhe NISMA”, ka deklaruar ai.
Rashiti më tej, ka thënë se në këtë takim u bisedua për shumë çështje aktuale dhe se edhe tash e tutje do të ketë takime të tjera të këtij lloji.
“Ky është takimi i 9-të i këtij niveli nga marsi i viti 2016. Dialogu politik i filluar vitin e kaluar do të vazhdojë i pandërprerë dhe të gjtiha çështjet e rëndësishme do të jenë pjesë e diskutimeve midis subjekteve politike. Kësaj radhe ky takim ndodhi ne Tiranë e takimet tjera do të vazhdojnë të mbahen në Prishtinë, dhe jo vetëm”, ka potencaur ai. /Zëri