Duke mos shkuar në veri, s’është ushtri

Aktuale March 18, 2017 - 08:28

Nëse nuk ka shtrirje të aktiviteteve operacionale ushtarake në mbrojtje të kufijve të shtetit dhe të qytetarëve edhe në pjesën veriore të vendit, atëherë as nuk mund të ketë ushtri të Kosovës.

Me kompetenca të kufizuara, siç ka vepruar deri më tani Forca e Sigurisë së Kosovës, pa pasur qasje në veri të vendit, madje as në raste të fatkeqësive elementare, ushtria e Kosovës do të ishte një dështim i institucioneve të Kosovës për ta mbrojtur dhe për ta ruajtur sovranitetin e vendit.

Në këtë mënyrë, shqiptarët e pjesës veriore të Kosovës, si dhe shumica e serbëve, të cilët nuk janë kundër transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës, do të vazhdojnë të mbesin peng i politikës antishqiptare të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës, krerët e të cilit hapur kanë dalë jo vetëm kundër ushtrisë por edhe kundër çfarëdo vendimi dhe mase që marrin institucionet e Kosovës.

Shqiptarët e veriut: Më mirë hiq se ushtri pa kompetenca në veri

Këto janë disa nga përfundimet që kanë nxjerrë përfaqësuesit shqiptarë në institucionent e komunave veriore, të shqiptarëve në jug dhe të serbëve, disa nga të cilët i kanë thënë “Zërit” se për ta është njëjtë si Forcë e Sigurisë si ushtri e Kosovës. ...(Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)