Qeveria e Kosovës: Të vihen para përgjegjësisë ata që plagosën Vllasin

Aktuale March 13, 2017 - 16:34

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate ka dënuar sulmin e armatosur, i cili la të plagosur avokatin Azem Vllasi.

“Duke i uruar shërim të shpejtë z. Vllasi, Qeveria e Kosovës konsideron se veprime të tilla janë krejtësisht të papranueshme në një shoqëri demokratike”, thuhet në komunikatë.

Qeveria e Kosovës, po ashtu, fton institucionet kompetente të rendit dhe drejtësisë që të vënë para përgjegjësisë kryesit e këtij akti kriminal.