Anita në Francë, pranë Ramush Haradinajt

Aktuale March 02, 2017 - 23:56

Lirimi i pritur i Ramush Haradinajt, nuk ndodhi sot, kjo ngaqë gjykata e Kollmarit në Francë, ka deklaruar që ka nevojë për më shumë kohë për shqyrtimin e dëshmive të reja të prezantuara nga Serbia.

Ky lajm ishte i befasishëm dhe jo i pritur mirë për të gjithë qytetarët që ishin në Francë për të mbështetur dhe përkrahur ish Komandantin e zonës së Dukagjinit.

Situata gjatë orëve të mbrëmjes ka qenë pothuajse e njëjtë me atë të pasdites, veçanërisht duke marrë parasysh që shumë qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria ishin bërë gati për të festuar lirimin e Haradinajt.

Mbrëmjen e së enjtes për në Francë morri rrugë edhe bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, e cila po qëndron pranë tij.

Kujtojmë që data e radhës e caktuar nga Gjykata Franceze, 6 prilli, nuk do të jetë dita kur merret vendimi përfundimtar për Haradinajn.

Në rast të lirimit të tij, kjo do të ndodhë dy ose tre ditë pas datës së caktuar./Klankosova.