Abdixhiku: Sanksione Serbisë deri në lirimin e Haradinajt

Aktuale March 02, 2017 - 20:54

Analisti i njohur, Lumir Abdixhiku e ka dhënë një propozim interesat pas refuzimit për lirimin e Ramush Haradinajt nga Gjykata e Apelit në Francë.

“Francës, përveç keqardhjes që respekton urdhëresa të Millosheviqit, ndoshta dhe s’kemi çfarë t’i bëjmë. Serbisë po”, thotë Abdixhiku.

Sipas tij, Serbisë duhet t’i vendosen sanksione ekonomike deri në tërheqjen e secilit fletëarrest.

“Le ti kushtojë më pas secila ditë e qëndrimit të Ramushit atje, 1 milion euro – në ditë, secilën ditë – tregti Serbisë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.