Greuvski: Edi Rama ndërhyri në Maqedoni me platformën e shqiptarëve

Aktuale March 02, 2017 - 20:29

Lideri i VMRO- DPMNE dhe ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski pas takimit të sotëm në Shkup me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, tha se ajo ka “përsëritur publikisht qëndrimet e Komisionit Evropian”, ndërsa sipas tij zyrtarët e partisë theksojnë faktin se vendi nuk “duhet të shkel parimin e fituesit në zgjedhje”.

Partia VMRO-DPMNE ka theksuar se “është shprehur pakënaqësia me platformën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Tiranë dhe efektet negative që rrjedhin nga ndërhyrja brutale në punët e brendshme të shteteve fqinjë, që është në kundërshtim më parimet e fqinjësisë së mirë”.

Kujtojmë, se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar ndaj presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, pasi ky i fundit dje nuk ka pranuar t’ia jap mandatin Zoran Zaevit për formimin e qeverisë me shqiptarët, shkruan lajmi.net.

“Zoti Ivanov, gjuha shqipe s’është e armikut po e një populli shtetformues në Maqedoni. Pa shqiptarët nuk ka Maqedoni i dashur President”.

Partitë parlamentare shqiptare kishin nënshkruar një platformë në Tiranë menjëherë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni ku kërkonin plotësimin e kushteve që dalin nga Marrëveshja e Ohrit, duke nisur nga përdorimi i gjuhës shqipe në të gjithë Maqedoninë.