Ministrja e Integrimit zbeh shpresat e kosovarëve për liberalizimin e vizave (Video)

Aktuale March 01, 2017 - 21:36

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj, nuk ka garantuar se pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, Kosovës do i hiqet regjimi i vizave.

Ahmetaj ka folur për çështjen e demarkacionit dhe liberalizimit të vizave në një paraqitje televizive të mërkurën.

E pyetur nëse do të votohej demarkacioni këtë vit, a do të kishim liberalizim vizash për qytetarët e vendit, ajo ka thënë në Tribuna Channel se nuk mund të përcaktojë afate kohore apo ndonjë datë eventuale se kur do të ndodh liberalizimi i vizave.

Por, Ahmetaj ka theksuar se ambicia e Qeverisë është që ta realizojë këtë gjë.