Jankoviç : E papranueshme mënyrën sesi Vuçiq dialogon me Kosovën

Aktuale February 28, 2017 - 11:51

Kandidati i ardhshëm për president të Serbisë Sasha Jankoviq ka thënë se e mbështet dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel, por e konsideron si të papranueshme mënyrën sesi këtë dialog e udhëheq Aleksandar Vuçiq.

“Është e papranueshme mënyra përmes së cilës kreministri Aleksandar Vuçiq e kryeson dialogun në Bruksel, sepse ai e përjeton si një çështje private me të cilën e shantazhon bashkësinë ndërkombëtare në dëm të qytetarëve të Serbisë, e në veçanti serbëve të Kosovës”, ka deklaruar ai për televizionin serb N1.

Njeriu që deri para pak ditësh ishte Avokat i Popullit të Serbisë theksoi se Vuçiq në të njëjtën kohë pranon çdo gjë që i kërkohet në negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës për të ruajtur mbështetjen e disa qendrave të pushtetit perëndimor.