Konjufca: Ata që e votojnë demarkacionin, le ta quajnë veten tradhtarë (Video)

Aktuale February 27, 2017 - 22:46
Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se përderisa Kuvendi nuk i ka votat që t’i kaloj projektligjet, vendi duhet të shkoj në zgjedhje.

Ai ka kritikuar qeverinë dhe kabinetin Mustafa duke thënë se është më e madhja dhe se as vet nuk e dinë se sa zëvendësministra i ka.

“Krejt shteti është i kapur, blihet vota, ka kontrolle dhe nuk ka demokraci”, ka thënë Konjufca.

Sipas tij, ata që janë të gatshëm të votojnë demarkacionin lirisht mund ta quajnë vetën tradhtarë.

Për më shumë shikoni videon e plotë të emisionit ‘Rrokum Roll”.