Mustafa: Njohja nga Bangladeshi, dëshmi e forcimit ndërkombëtar të Kosovës

Aktuale February 27, 2017 - 14:46

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përgëzuar qytetarët si dhe ka falënderuar Bangladeshin për njohjen e Republikës së Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka thënë se njohja nga Bangladeshi, është dëshmi e forcimit të vazhdueshëm të shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, njofton kumtesa, përcjell "Zeri.info".

“Arritjet e Kosovës në politikën e jashtme, janë rezultat i argumenteve globale politike, juridike dhe ndërkombëtare që po jep shteti i Kosovës në të gjitha fushat si dhe qëndrimet parimore në raport me zhvillimet dhe vlerat universale botërore. Procesi i njohjes së Kosovës do të vazhdojë më tutje, deri në anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, proces që po përkrahet edhe nga miqtë tanë ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës falënderojmë Bangladeshin për njohjen dhe presim vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, thuhet në mesazhin e kryeministri Mustafa.