'Prishtina nuk ka aplikuar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës'

Aktuale February 21, 2017 - 13:02

Shefja e delegacionit të përhershëm të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Aleksandra Gjuroviq tha se Prishtina nuk ka aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë, duke shtuar se dyshon se do të vendoset për një gjë të tillë.

Ajo siç raporton gazeta serbe “Politika”, ka rikujtuar se autoritetet e Prishtinës bëjnë paralajmërime të tilla që dy vjet, transmeton Klan Kosova.