Profesor Humolli jep dorëheqje nga Komisioni Qeveritar për Demarkacion (Dokument)
Aktuale
February 20, 2017 - 14:28
Gjeografi Fitim Humolli, profesor në Universitetin e Prishtinës, ka dhënë sot dorëheqje prej kmisionit për matjen e territorit, raporton Zëri.info.
Ai në një prononcim për Zërin, ka thënë se dorëheqja e tij ka ardhur, pas përpilimit të draft-raportit që pritet të dalë nesër.
"Jam duke e dorëzuar kërkesën për dorëheqje, pas draft-raportit të komisionit. Pritjeve të mia sot ju erdhi fundi prandaj kam vendosur që të tërhiqem nga ky proces", ka thënë ai për Zerin.
Ndryshe, komisioni për matjen e territorit nesër pritet t’i publikojë rezultatet finale për punën e bërë gjatë tërë kohës./Zëri