LSDM-ja i përgjigjet BDI-së për gjuhën shqipe

Aktuale February 19, 2017 - 17:34

LSDM-ja ia kthem vëretjet rreth projek-ligjit të gjuhës shqipe BDI-së.

Disa burime brenda negociatorëve bëjnë me dije se në takimet intenzive të zhvilluara dje, grupet e punës së të dy partive kanë ariturqë t'i tejkalojnë dallimet më të mëdha rreth kërkesave të BDI-së për ligjin e gjuhës shqipe, kanë mbetur vetëm disa gjëra të vogla që pritem të dakordohen në të ardhmen, njofton Alsat-M, transmeton Gazeta Express.

Negociatorët e BDI-së nesër do të njoftojnë kreun e partisë Ali Ahmetin për rrjedhën e negociatave ndërsa pritet që gjatë ditës së hënë të mblidhet edhe kryesia qendrore për të shqyrtuar në detaje projekt ligjin për gjuhën shqipe.

Nga selia blu thonë se nuk lëshojnë pe nga propozimet e tyre për ligjin e ri për gjuhën.

Siç mëson Alsat nëse palët tejkalojnë dallimet rreth gjuhës shqipe, BDI-ja mund ti jep Zaevit firmat e nevojshme për të marrë mandatin ndërsa më pas do të vijojnë negociatat edhe për kërkesat tjera të integristëve.

Nga ana tjetër LSDM-ja është e mbyllur dhe nuk jep asnjë informacion për rrjedhën e negociatave me BDI-në.