Tërmkolli preferon simbolet shtetërore që promovoi Ibrahim Rugova

Aktuale February 18, 2017 - 22:04

Deputetja nga radhët e LDK’së, Melihate Tërmkolli , ka deklaruar qe dëshira e ish presidentit, Fatmir Sjediu, për të lexuar Deklaratën e Pavarësisë se Kosovës, nuk mungoi, por këtë ia kishte pamundësuar shefi i atëhershëm i PDK’së. Asaj nuk i kishte ardhur mire as kur në sallën e kuvendit ishte sjell flamuri i ri i Kosovës e as kur ishte intonuar himni në seancën solemne.

Kjo pasi Tërmkolli një vit para mbajtjes së kësaj seance kishte deponuar në kuvend kërkesën për miratimin e flamurit të Dardanisë dhe himnin “Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”,  të promovuara vazhdimisht nga ish presidenti Ibrahim Rugova, por që asnjëherë nuk u vunë në rend dite.

“Unë nuk jam ngrit në këmbë atë ditë sepse më është dukur tepër rëndë që atë ditë të mos kemi një shenj e cila ishte e miratuar nga populli. Kam votu kundër”, tha ajo për Klan Kosova.

Sidoqoftë ajo tani respekton vullnetin e përfaqësuesve të popullit e simbolet ekzistuese të shtetit, ndërsa është e bindur se një ditë flamuri dhe himni i propozuar nga presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova, do të jenë simbole të shtetit të Kosovës.