PDIU: Shqiptarėt e Ēamėrisė i kuptojnė mė sė miri vėshtirėsitė qė kaluan kosovarėt

PDIU: Shqiptarėt e Ēamėrisė i kuptojnė mė sė miri vėshtirėsitė qė kaluan kosovarėt

0

SHPËRNDARJE

17 Shkurt 2017 • 18:33 •

Edhe Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) e Shqipërisë dhe kryetari i saj, Shpëtim Idrizi, e ka uruar Kosovën për Ditën e Pavarësisë.

Idrizi ka thënë se pas 28 Nëntorit, kjo është data më e rëndësishme historike për shqiptarët duke i dhënë fund një shekulli të gjatë e të mundimshëm vuajtjeje.

“Këtë ngjarje të shënuar e konsiderojnë veçanërisht të shtrenjtë shqiptarët e Çamërisë të cilët duke e pasur ende plagën e hapur, i kuptojnë më së miri vështirësitë dhe dhimbjet që kanë kaluar kosovarët”, ka thënë kryetari i PDIU-së.

Ky është urimi i plotë i tij:

Më rastin e 17 shkurtit, dëshiroj t’i uroj bashkëkombasit tanë kosovarë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për 9-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Pas 28 Nëntorit, kjo është data më e rëndësishme historike për shqiptarët duke i dhënë fund një shekulli të gjatë e të mundimshëm vuajtjeje të Kosovës nën robëri. Këtë ngjarje të shënuar e konsiderojnë veçanërisht të shtrenjtë shqiptarët e Çamërisë të cilët duke e pasur ende plagën e hapur, i kuptojnë më së miri vështirësitë dhe dhimbjet që kanë kaluar kosovarët. Nuk është aspak rastësi fakti që PDIU-ja datën e themelimit e ka pikërisht 17 shkurtin. Sot ne të gjithë gëzohemi dhe krenohemi kur shohim Kosovën që ecën përpara me hapa të sigurt, dhe jemi të bindur se Republikën e Kosovës e pret një e ardhme e shkëlqyer. PDIU-ja e ka prioritet të saj programor zgjerimin dhe thellimin e lidhjes vëllazërore mes Tiranës dhe Prishtinës, duke synuar që kufijtë mes shqiptarëve që na janë imponuar, të shndërrohen në formalitet dhe duke dëshiruar që sa më shpejt të shkojmë bashkë drejt integrimit në BE.

Komentet

comments powered by Disqus