EKSKLUZIVE: Flet drejtori i shkollës ‘Don Bosko’- Ja çfarë thotë për fotografitë e publikuara (VIDEO)

Aktuale February 16, 2017 - 16:38

Drejtorit të Qendrës Social-Edukative “Don Bosko” në Prishtinë, Don Izidor Llukiq, gjatë ditës së djeshme i janë publikuar disa fotografi ku ai shihet mjaftë i afërt me nxënëset e kësaj shkolle.

Në një rrëfim ekskluziv për “Zërin”, Don Izidor Llukiq, ka thënë se e gjithë kjo është bërë për ta njollosur emrin, dinjitetin e tij dhe të shkollës që ai e udhëheq.

Don Izidor Llukiq, po ashtu ka thënë se këto fotografi janë bërë para tetë viteve dhe se fotografitë me përmbajtjen nuk përputhen aspak.

Madje, ai thotë se prapa këtyre fotografive,  dyshon se e ka bërë një ish-punëtor të cilit nuk i është vazhduar kontrata

“ Edhe unë nga mediat e kam marrë këtë lajm në të cilën dalin fotografitë që nuk janë të kontekstit shkollor, janë të kontekstit të aktiviteteve do të thotë të cilat janë bërë para tetë (8) viteve dhe ku janë të pranishëm edhe të tjerët. Do të thotë të gjitha fotografitë që janë, janë publike edhe e kanë qasjen edhe tek nxënësit edhe te stafi të cilat une i kam këtu në kompjuter dhe nuk ka asgjë në atë çka shkruhet. Do të thotë këto janë shpifjet, shantazhet për të njollosur dinjitetin tim, emrin tim dhe shkollën “Don Bosko”, e cila është në lulëzim apo në kulminacion. Këto janë për qëllime të përfitimit të të tjerëve. Do të thotë kjo ka qenë ajo të cilën unë edhe këtë deklaratë edhe të gjitha unë do ti drejtor pranë autoriteteve kompetente, ku ne dyshojmë në ish-punëtorin tonë të cilit nuk i është vazhduar kontrata. Fotografitë që janë, por janë realiteti se nuk ka atë çka shkruhet do të thotë nuk përputhen dhe unë si edukator dhe si At si prind, mua më quajnë edhe prind – prind i dytë dhe gjithë stafi prindërit, nxënësit do të thotë janë shumë të zhgënjyer nga portalet të cilat e kanë bërë për përfitime apo për publikime për ta njollosur emrin tim dhe shkollën time, por nuk do të munden sepse nuk ka asgjë të vërteta”, ka deklaruar Don Izidor Llukiq për “Zërin”.

I pyetur se a është normale një afërsi e tillë me nxënëset në bazë të fotografive që janë publikuar , ai ka thënë se kjo është një sjellje normale e një prindi.

“ Po është sjellje e një prindi. Këtë mund ta vërtetoni edhe me çdo nxënës me çdo staf- personel. Në “Don Bosko”, janë 850 nxënës dhe janë 75 punëtorë të cilët këdo mund të intervistoni nëse ka diçka, sepse unë jam një njeri i cili me mijëra njerëz që i njoh njihem si njeri human edhe prindërit do të thotë janë shumë mirënjohës që janë këtu sepse e dijnë se ku i kanë sjell fëmijët e tyre”, ka treguar tutje Don Izidor Llukiq.

Ai ka thënë se për të gjithë këtë i është drejtuar edhe autoriteteve kompetente pasi që nuk dëshiron që të njolloset emri i tij dhe i shkollës.

“Po për arsye se nuk dëshiroj që dikush t’më njollos emrin tim, dinjitetin tim edhe shkollën e cila është e përkrahur dhe e dashur prej të gjithë komuniteteve pa marrë parasysh edhe pse ka pasur tendenca të tjera se është shkollë katolike. Kjo është shkollë e hapur publike për të gjithë dhe ne që e udhëheqim jemi do të thotë pritar dhe i duam të gjithë. Nuk ka dallim as diskriminim”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse për të njëjtën gjë para disa viteve ai ishte shkarkuar nga detyra dhe më pas ishte kthyer përsëri në detyrë, Don Izidor Llukiq, ka thënë se kjo nuk është aspak e vërtetë dhe se sipas tij, ai ka qëndruar një vit në Shkodër që edhe atje të vazhdoj projektin e njëjtë.

“Nuk është e vërtetë sepse një vit që kam shkuar në Shkodër ka qenë sepse kanë pasur njevojë për mua dhe më kanë kthyer që të vazhdoj projektin sepse nga fillimi jam themelues dhe ndërtues i qendrës “Don Bosko”. Do të thotë një vit që kam shkuar në Shkodër eprori më ka kërkuar se a mund të shkoj në Shkodër dhe të kthehem në mega projektin që kam qendrën “Don Bosoko” të c ilën sot ju e shifni këtu. Do të thotë kjo është punë e imja edhe e bashkëpunëtorit”, ka deklaruar për “Zërin”, Don Izidor Llukiq. 

Image

Image