Mustafa: Haradinaj, peng i shtetit që kreu krime e masakra në Kosovë

Aktuale February 09, 2017 - 20:28

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se me keqardhje e ka pritur zvarritjen e vendimit i cili, siç ka thënë do të mundësonte kthimin e ish-kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë.

Postimi i plotë në Facebook:

Me keqardhje pritëm zvarritjen e vendimit i cili do të mundësonte kthimin e ish-Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, z. Ramush Haradinaj nga Franca në Kosovë.

Ironia qëndron në faktin se ky proces po bëhet peng i shtetit mbi të cilin bie përgjegjësia për krimet dhe masakrat në Kosovë.

Jam shumë i bindur se së shpejti do të rikonfirmohet e drejta, dhe z. Haradinaj do të triumfojë mbi padrejtësitë që po i bëhen edhe me këtë zvarritje.