Nis seanca gjyqësore për Haradinajn në Francë

Aktuale February 09, 2017 - 14:20

Sapo ka filluar seanca gjyqësore ku do të shqyrtohet kërkesa e palës serbe për ekstradim në Serbi për Ramush Haradinajn

Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj është ndaluar para një muaji në aeroportin e Bazelit, në zonën franceze të Mulhouse , dhe më pas u dërgua në Colmar ku qëndroi për 1 javë në paraburgim.

Para dy javës, kjo gjykatë në Colmar të Francës, ka vendosur që ta lirojë atë me kusht në pritje të kërkesës së palës serbe për ekstradimin e tij.