Kuvendi Komunal i Prishtinës me seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn

Aktuale February 06, 2017 - 22:32

Kuvendi Komunal i Prishtinës nesër do të mbajë mbledhje të jashtëzakonshme.

"Pika e vetme e rendit të ditës është miratimi i rezolutës së përbashkët, për rastin e arrestimit të kreut të AAK-së, dhe ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj", thuhet në njoftimin e Kuvendit të Prishtinës, transmeton "Zeri.info".

Kjo seancë pritet të fillojë në orën 11:00.

Ndryshe, Ramush Haradinaj është ndaluar në Francë më 4 janar të këtij viti në bazë të një fletëarresti serb, ndërsa më pas nga Gjykata e Colmarit është liruar me kusht, përcjell "Zeri.info". 

Gjithashtu, seanca e radhës dëgjimore për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj pritet të mbahet këtë të enjte në Colmar të Francës.

Në këtë seancë do të shqyrtohet kërkesa për ekstradimin e Haradinajt në Serbi mirëpo, vendimi nuk do të bëhet i ditur në të njëjtën ditë, transmeton "Zeri.info".

Vendimi nga departamenti i hetimeve franceze do të komunikohet pas seancës.

Pala mbrojtëse e Haradinajt do të ketë mundësi të prezantoj të gjitha provat mbrojtëse. /ZËRI/