Nitaj: Kush përfitoi nga treni i Beogradit

Aktuale January 15, 2017 - 14:26

Anëtari i kryesisë në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, përmes një statusi në Facebook, ka shtruar disa pyetje rreth situatës së djeshme me trenin e nisur nga Beogradit për në Mitrovicsë.

Madje, Nitaj ka pyetur nëse e gjithë kjo histori ishte e sajuar apo jo. /Zeri/

Lexoni reagimin e plotë të tij: 

Kush përfitoi nga treni i Beogradit

Ngjarja me trenin ka lënë pas shumë pyetje pa përgjigje. 
A ishte nisur "treni propagandistik" i Serbisë me mbërri në Kosovë, apo i ra pishman në gjysmë të rrugës?

Nëse po, pse serbët e sajuan videon për minimin e hekurudhës! 
Policia e Kosovës po thotë se pjesa e hekurudhës në Kosovë nuk ishte e minuar, që i bjen që serbët e kishin minuar vet. 
Treni ishte ndalur në Rashkë dhe disa orë më pas, kryeministri i Serbisë tha se ai kishte dhënë urdhër të ndalej treni, sepse ishte minuar hekurudha! Pra pse vet serbët e kishin minuar hekurudhën dhe vet e kishin ndalur trenin?

Ministri i brendshëm i Kosovës tha se treni ishte i palicencuar. Nëse ishte kështu pse pati nevojë të nxirreshin njësitë speciale në kufi, kur një tren i palicencuar mund të ndalej nga policia kufitare. 
Nëse ka qenë më shumë se kaq, pse nuk e thanë publikisht. 
A ishin dërguar njësitë speciale në kufi pasi që ishte marr vendimi që treni të kthehej në Beograd, siç po thuhet? Nëse po, pse?

Në gjithë këtë hostori, këto njësi, mbeten krenari. Aty mos prek.

Dhe për fund, nëse ngjarja ishte sajuar për luftë propagandistike, kush e sajoi dhe pse? Kush përfitoi. Fraza latine "Cui bono"(kush përfitoi) akoma është një pyetje kyçe në procedurat e hetimit të rasteve të komplikuara në drejtësi!

Dhe vërtetë kush përfitoi në këtë histori?