Haradinaj “Nderi i Shkodrës”

Aktuale January 14, 2017 - 13:11

Titulli “ Nderi i Shkodërs” është dhënë për Ramush Haradinajn.

Me unanimitet të plotë, përfaqësues të të gjitha forcave politike votuan në Këshillin e Qarkut Shkodër për këtë vendim.

Vendimi vjen në një kohë kur Haradinaj po përballet me drejtësinë franceze pas një urdhër-arresti nga Serbia.

Ky titull u dha me motivacionin “Në shenjë solidariteti, nderimi e respekti për luftëtarin e lirisë së Kosovës, politikanin e vlerave evropiane që nuk rresht përpjekjen për t’u përballur me dinjitet me kundërshtarët e lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve”.