Kuburoviq: Nesër dëshmitë shtesë në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt

Aktuale January 11, 2017 - 22:53

Serbia gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë plotësimin e kërkesës për ekstradimin e Ramush Haradinajt nga Franca në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, e cila ka theksuar se Serbia akuzon Haradinajn për krimet kundër popullatës civile gjatë vitit 1999, për të cilat, sipas saj, Haradinaj nuk është gjykuar në Hagë, shkruan Tanjug.

“Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, të cilën të martën Serbia e ka dorëzuar në Francë, ishte paralajmëruar se do të bashkangjiteshin edhe prova shtesë të cilat kanë të bëjnë me urdhrin për zgjerimin e hetimeve ndaj Haradinajt me dëshmi të cilat e mbështesin, ka precizuar ministrja Kuburoviq.