Rashiq: Është e çuditshme se si Vuçiq kontrollon opozitën dhe mediat në Serbi (Video)

Aktuale January 11, 2017 - 21:33

Në emisionin “Komiteti”, deputeti nga Lista Srpska, Nenad Rashiq, ka folur për kreun e Qeverisë serbe, Aleksandar Vuçiq dhe opozitën.

Ai ka thënë se opozita në Serbi është shumë e heshtur dhe sikur pranojnë se kryeministri serb është lider e pakontestueshëm.

Rashiq ka treguar se në Serbi te gjitha mediat rreshtohen pas Qeverisë, dhe gjithashtu edhe shoqëritë civile.

Deputeti ka thënë se i duket shumë e çuditshme, por në shtetin serb opozita ka rol formal dhe nuk ka kurrfarë funksioni tjetër, ndërsa kryeministri Vuçiq vazhdon të mbetët i pakundërshtueshëm në skenën politike. /Express/