Ahmeti: Shkoni në shtëpi qeveri, jeni të dehur

Aktuale January 10, 2017 - 23:05

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një statusi në Facebook, ka kritikuar qeverinë që edhe pas nëntë orëve debat në Kuvend, nuk kanë arritur që të miratojnë rezolutën për Ramush Haradinajn, transmeton zeri.info. Madje, Ahmeti ka pyetur se kujt i ka borxh ky koalicion qeverisë, duke aluduar në Serbinë.

Lexoni reagimin e plotë të tij:

9 orë debat pa rezolutë që kerkon lirimin e Ramush Haradinaj.

Go home government, you are drunk!

Kujt i keni borxh o koalicion qeveritar? Serbise?

Nuk mundet inati ndaj opozitës me qenë më i madh se solidarizimi me një udhehëqes të luftës së UÇK së.