Hyseni: Franca s’mund të bindet nga absurditeti i një fletëarresti të lëshuar nga Serbia

Aktuale January 10, 2017 - 12:29

Ministri i Punëve të Brenshme, Skënder Hyseni ka thënë se ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj është absurditet që nuk mund të përshkruhet me fjalë.

“Kryeministri Mustafa e theksoi se gjitha dikasteret e Kosovës kanë qenë të angazhuara që nga momenti i ndalimit të Haradinajt që të koordinohen plotësisht në mënyrë që të përfaqësohet çështja në mënyrë profesionale. Absurditeti i ndalimit të z.Haradinaj nuk mund të përshkruhet me fjalë sepse është vet ai që e ka dëshmuar pafajësinë e tij në dy raste. Ramush Haradinaj beson në drejtësi franceze. E kam vizituar në Hagë të vitit 2010 jam entuziazmuar me besimin që Haradinaj kishte në drejtësinë ndërkombëtare është po ai besim që e ka kthyer nga Haga faqebardhë”, është shprehur Hyseni.

Tutje, ai ka thënë se Haradinaj ka besim dhe mund të lirohet shpejt, pasi që drejtësia franceze nuk mund të bindet nga absurditeti i një fletëarresti të lëshuar nga ana e Serbisë.