Mustafa: Franca s’ka pse ta mbajë në arrest, një personalitet si Haradinaj

Aktuale January 10, 2017 - 12:09

Kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa, në fjalën e tij, gjatë seancës se jashtëzakonshme që është thirrur për të diskutuar për arrestimin e Ramush Haradinajt, nga autoritetet franceze, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk sheh as një arsye që Haradinja të vazhdoj të mbahet në Francë, me akuza të paligjshme dhe të padrejta, siç thotë ai, të Serbisë, raporton "Zeri.info".

“Ne kemi bërë përpjekje maksimale që Kosova të anëtarësohet në Interpol dhe të rrisim bashkëpunimin me Europol. Ne shpresojmë se me anëtarësimin tonë në këto institucione, këto fletë arreste të motivuara politikisht do të hiqen. “Unë shpreh bindjen e plotë se institucionet e Francës do të marrin vendim të shpejtë që Haradinaj të kthehet shpejtë në Kosovës dhe që veprime të tilla të mos ndodhin ndaj qytetarëve të Kosovës”, deklaroi Mustafa, raporton "Zeri.info".

“Haradinaj ka qenë Kryeministër, është kryetar i AAK-së, i një force të rëndësishme politike në vend, është shquar për orientimin e tij pro-evropian prandaj nuk shohim asnjë arsye që ai të mbahet edhe më tutje i arrestuar”, ka shtuar me tej Mustafa./Zeri/.

 

Image

Image

Image

Image