Daçiq: Shqiptarët në diasporë planifikojnë sulm për shkak të arrestimit të Haradinajt
Shefi i diplomacisë serbe Ivicas Daçiq nuk të ndaluar me propagandën kundër shqiptarëve, pasi ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë, shkruan B92.
Sipas tij, qëllimi i një veprimi të tillë është që të detyrojë Serbinë të heqë dorë nga kërkesa për gjykimin e Ramush Haradinajt, transmeton Telegrafi.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka deklaruar se lidhur me një gjë të tillë janë informuar policia dhe organet e sigurisë të këtyre vendeve, dhe të gjitha misionet diplomatike dhe konsullore të Serbisë,
“Kjo tregon për atë se për çfarë janë politikanët shqiptarë të gatshëm – madje edhe për terrorizëm”, ka shtuar Daçiq.
Sipas tij, Serbia i bënë përgjegjëse për sigurinë të gjitha ato vende ku janë përfaqësitë e Serbisë, si dhe “kërcënon” politikanët shqiptarë “që mos të luajnë me zjarrin”.
“Serbia nuk do të heqë dorë nga ndjekja e Haradinajt dhe cilido që ka bërë krime ndaj popullit serb. Edhe populli serb, dhe të gjithë meritojnë drejtësi”, thotë Daçiqi.
Daçiqi është shprehur i befasuar me deklaratën e shefit të Diplomacisë së Shqipërisë, Ditmi Bushati, i cili ka kërkuar ndërprerjen e dialogut pas arrestimit të Haradinajt.