Hasani: Ky është kushti me të cilin do ta pranoja postin e ministrit të Arsimit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Nait Hasani shpesh herë nuk ka qenë në linjë të njëjtë me qëndrimet e subjektit që i takon. E këto qëndrime ai i ka shprehur kur doli kundër Demarkacionit me Malin e Zi sikurse edhe formimit të Gjykatës Speciale.
Ai në një intervistë për lajmi.net thotë se komisioni i formuar nga Qeveria për ta matur territorin e Kosovës është vetëm sa për “sy e faqe”. Madje një situatë e tillë sipas tij mund të shkaktoj kaos dhe humbje të shpresës.
Flet edhe për rezultatin e PISA-së dhe thekson se qëndron mbrapa fjalëve të tij se ministri i Arsimit duhet të burgoset, pasi të shkatërrosh arsimin, sipas Hasanit është sikur ta shkatërrosh një popull.
Ndërkaq thotë se do ta pranonte postin e ministrit të Arsimit vetëm me një kusht.
"Në rrethana të tilla me qenë ministër i Arsimit unë e kisha pranuar vetëm me një kusht që vetëm me i pas duart e lira për me punuar në Arsim", ka thënë Hasani.