Dimra të acartë, prej vitit 2019
Fizikani Rasim Bejtullahu thotë se prej vitit 2019 në Ballkan dimrat do të jenë shumë më të ftohtë, pasi që i ftohti do të vijë nga Siberia, Rusia dhe Poli i Veriut
Deri në vitin 2018 dimrat në Ballkan do të jenë të butë, ndërsa i ftohti i madh do të nisë të mbizotërojë prej vitit 2019 dhe temperaturat pritet të shkojnë deri në minus 30 gradë Celsius. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” fiziko-astronomi Rasim Bejtullahu, duke shtuar se i ftohti do të vijë nga Siberia, Rusia dhe Poli i Veriut.
Zëri: Cili është vlerësimi juaj për shkallën e ndotjes së mjedisit në Kosovë?
Bejtullahu: Ndotja e mjedisit në rend të parë është çështje e kulturës së banorëve, por edhe mosorganizimi në nivel qendror të shtetit. Në qoftë se udhëtoni nga Prizreni në Prishtinë ose nga Peja në Prishtinë, të dyja anët i keni të mbushura me shishe të plastikës, kjo është sa i përket ndotjes së tokës, a sa i përket ndotjes së ajrit këtu jemi duke i kontribuuar edhe me ngrohje me burime alternative dhe ato burime alternative që i shfrytëzon për ngrohje janë një kalori e dobët, ka pluhur, ka një djegie i cili gjysma është me dhe. Në atmosferë kemi mjaft sulfur dhe grimca të tjera të metalit kështu që apriori gjatë dimrit e pengon edhe procesin e frymëmarrjes, e pengon edhe aktivitetin e njeriut, por në anën tjetër krijon edhe sëmundje te ata, të cilët janë nga shëndetit të dobët, me vështirësi janë duke e kaluar. (Lexoni intervisten e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )