Femrat fryejnë gjokset, meshkujt rrisin 'bylbylin' (VIDEO)

Aktuale December 31, 2016 - 13:42

Meshkuj që dëshirojnë të rrisin organin e tyre seksual dhe femra që rikthejnë virgjërinë shkojnë shpesh në klinikat e kirurgjisë plastike. Ka edhe femra të mbuluara të cilat shkojnë nëpër këto klinika për t’i përngjarë Kim Kardashianit, shkruan "Zeri".

Nita Kelmendi është një vajzë e re nga Prishtina. Pavarësisht kundërshtive të nënës dhe familjarëve të saj, ajo katër herë me radhë ka kryer intervenime plastike në hundën e saj. Kjo thotë se i është bërë mënyrë e jetës.

“Fillimisht nuk kam pasur ndonjë arsye. Veç kemi filluar si trend. Pas herës së parë më është bërë fiksim. Kam lexuar dhe e kam parë që kirurgjia plastike ose duhet të jetë afër perfeksionit, ose nuk duhet të jetë hiç”, thotë Nita.

Megjithatë, ajo është një nga vajzat që intervenimet i ka bërë vetëm në pjesën e saj të dukshme, por jo edhe në pjesët organike që nuk duken e që sipas kirurgut plastik Adem Kllokoqi janë mjaft në trend. “Kërkesa më e madhe për korrigjime estetike është hunda. Personi një hundë të shtrembër e sheh si një mungesë të madhe, një hundë të shtrembër apo të gjatë. Pastaj, kur e bën atë korrigjim i kthehet vetëbesimi. Dhe kur ke vetëbesimin i sheh gjërat ndryshe”, rrëfen doktori.

73-vjeçarja që hoqi rrudhat e ballit


Femrat fyejnë gjokset, meshkujt rrisin “bylbylin” by gazetazeri

Ai ka thënë se shumë vajza pasi e bëjnë operacionin e tillë ndoshta pas pesë apo gjashtë muajsh e thërrasin dhe i tregojnë se gjithçka është në rregull. Të shpeshta, sipas tij, janë rastet kur tregojnë se tashmë janë edhe në lidhje me dikë.

 “Realisht mosha që kërkon më tepër intervenime është mosha e re 16-18 vjeçe dhe deri në 40 vjeçe. Për kuriozitet, një shqiptare jona me 73 vjet jeton në Prishtinë, në ‘Bregun e diellit’, ka ardhur për t’i hequr rrudhat e ballit”, rrëfen doktori Kllokoqi. 

Ky rast thotë doktori se e ka bërë kureshtar, pasi janë raste të rralla kur një person në këtë moshë do të bënte një intervenim të tillë.

“Ajo ka jetuar vetë dhe pas një kohe që bëri këtë intervenim, pas gjashtë muajsh, filloi të bashkëjetojë me një mashkull”, tregon doktori.

 

Image