Deda i kundërpërgjigjet Mustafës, thotë se fajin për viza e ka qeveria

Aktuale December 08, 2016 - 22:11

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Isa Mustafa, lidhur me deklaratën e këtij të fundit, ku tha se duhet të turpërohen të gjithë ata që duke përdorur kauza të rrejshme, duke i’u referuar Demarkacionit me Malin e Zi, penguan liberalizimin e vizave, transmeton “Zeri.info”.

Pas kësaj deklarate të Mustafës, Deda thotë se faji është pikërisht te qeveria që nuk ka bashkëpunuar me palët tjera për të gjetur një konsensus, por ka provuar të imponojë zgjidhjen e vet.

Ky ëshë postim i plotë i Dedës:

Kundërpërgjigje kryeministrit Mustafa - Përgjegjësia për humbjen e liberalizimit të vizave është kryekëput rezultat i mosgadishmërisë së Qeverisë që me konsensuz politik t'i zgjidhë problemet e mëdha në shtet, si psh demarkacionin. Vizat as vitin e ardhshëm nuk do të na i hekin, ne mbetemi getoja e fundit në Evropë, e faji është në Prishtinë, në Qeverinë e Kosovës. Humbja e liberalizimit është bankrot i mendësisë politike të instaluar në Kosovë që nuk do bashkëpunim por imponim.