Delawie i kënaqur me letrën e NATO-s për Kosovën

Aktuale December 08, 2016 - 12:56

Ambasadori amerikan, Greg Delawie i ka uruar mirëseardhje letrës së sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, në të cilët flitet për forcimin e bashkëpunimit, që Kosova të krijojë lidhje të thella më NATO-n

Delawie përmes rrjetit social Twitter, ka treguar se letra e NATO-s ndaj kryeministrit Isa Mustafa, ka të bëjë me forcimin e bashkëpunimit, bashkëveprimit të ri dhe aktivitete me Kosovën, transmeton Gazeta Express.

Letra e nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm drejtuar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa shpreh vullnetin e 28 shteteve anëtare të NATO-s për një etapë të re të integrimit euroatlantik të Kosovës.

Image