Lekaj: Korrupsionin nuk mund ta luftojnë gjyqtarët dhe prokurorët që nuk janë autonom në punën e tyre

Aktuale December 07, 2016 - 14:17

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, gjatë mbledhjes së Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se korrupsioni nuk mund të luftohet nga prokurorët dhe gjyqtarët të cilët janë të pavarur në punën e tyre.

"Kosova është duke u ballafaquar me nivelin me të lartë të korrupsionit, dhe unë pyes se a kemi gjyqtar dhe prokuror autonom. Gjithkund qytetarët duhet te jenë autonom. Po ashtu e them se qytetari jonë duhet te jetë autonom për ta paraqitur korrupsionin. Ajo që duhet të themi edhe qytetari shpesh ballafaqohen në padrejtësi, sepse mund të ketë një perceptim se një zyrtar që është i korruptuar. Çka nëse burgoset një zyrtarë më dëshmi të rrejshme, dhe në këtë drejtim mendoj se nuk korrupsioni nuk mund të luftohet me tryeza dhe vetëm për një javë. Korrupsioni duhet të luftohet në mënyrë sisemstike dhe duhet të luftohet nga gjyqtarët dhe prokuroret autonom në punën e tyre", ka thënë Lekaj.

Sipas deputetit Lekaj, korrupsioni nuk mund të luftohet deri sa ka ndërhyrje në institucionet e drejtësisë. /ZERI/